ALL AGAINST CHILD TRAFFICKING - SE BASHKU KUNDER TRAFIKIMIT TE FEMIJEVE

 


English Version

 

SHKARKONI FLETEPALOSJEN

PJESA I
PJESA II

 

I dashur Vizitor,

Mbrojtja e gjithanshme e të drejtave të fëmijëve mbetet një sfidë për shoqërinë shqiptare. Një numër i madh fëmijësh shqiptarë vazhdojnë të vuajnë forma të ndryshme dhunimi të të drejtave të tyre nga fenomene si trafikimi, shfrytëzimi dhe abuzimi.

Për të luftuar këtë fenomen, një numër i madh institucionesh shtetërore, organizatash qeveritare dhe jo-qeveritare punojnë për të zhvilluar një rrjet i cili siguron mbrojtjen e fëmijëve. Disa nga këto organizata, për të koordinuar më mirë përpjekjet e tyre për mbrojtjen e fëmijëve, kanë themeluar një koalicion të quajtur “Së bashku kundër Trafikimit të Fëmijëve” (BKTF) Lajtmotivi drejtues i këtij koalicioni është të veprojë me vendosmëri dhe përkushtim “në përputhje me parimet e interesit më të lartë të fëmijës”.

Koalicioni i BKTF-së përbëhet nga nëntëmbëdhjetë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat kryejnë aktivitetet e tyre gjatë gjithë vendit duke asistuar dhe mbrojtur fëmijët vulnerabël në Shqipëri. Në terma gjeografike, anëtarët e BKTF-së punojnë në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra, Fieri, Vlora, Kukësi, Berati, Gjirokastra etj. Koalicioni mbështetet dhe nga një Bord Këshillues i cili përbëhet nga Ministria e Brendshme, Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta , OSBE, UNICEF, ILO, USAID, IOM dhe KVKTNJ.

Qëllimi i këtij koalicioni është të përfitojë nga eksperienca e anëtarëve të tij dhe të bashkojë forcat në advokim për zhvillimin e strategjive kombëtare kundër trafikimit të fëmijëve, krijimin dhe zbatimin e mekanizmave mbrojtës për fëmijët dhe përmirësimin e shërbimeve për fëmijët e trafikuar, abuzuar, apo të shfrytëzuar si dhe fëmijëve në rrezik..

BKTF ka kontribuar në hartimin e disa dokumenteve thelbësore si: Strategjia Kombëtare kundër Trafikimit të Fëmijëve dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikut dhe Standardet e Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe për Personat e Trafikuar. Për më tepër, koalicioni ka luajtur rol si në hartimin ashtu dhe në advokimin për nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj greke në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve shqiptarë të trafikuar në Greqi.

Aktualisht BKTF i ka përqendruar përpjekjet e veta për të luftuar shfrytëzimin dhe trafikimin e fëmijëve shqiptarë brenda vendit. BKTF ka prezantuar dy fushata për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi për lypje. Qëllimi i fushatave ka qenë ai i uljes së nivelit të trafikimit të fëmijëve, dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për fenomenin, pasojat e tij mbi fëmijët dhe përgjegjësinë e këtyre të fundit. Per më tepër informacion mbi këto fushata mund të merrni duke vizituar fawen e internetit www.ndalshfrytezimittefemijeve.org. Prezantimi i kësaj faqeje interneti është një përpjekje për të konsoliduar më tej punën e bërë nga anëtarët e koalicionit. Puna dhe shërbimet e tyre kanë për qëllim të mbrojnë dhe promovojnë fëmijët viktima të shfrytëzimit, trafikimit abuzimit dhe fëmijët në rrezik. Gjithashtu, Koalicioni ka kontribuar në krijimin e përkufizimeve stadarte, që do të përdoren si bazë për mbledhjen e të dhënave dhe për të krijuar arkiva me të dhëna mbi fëmijët e trafikuar.

Kjo faqe interneti ka për qëllim t'ju informojë mbi nismat e Koalicionit, shërbimet e ofruara nga anëtarët e tij, nga institucionet shtetërore dhe organizatat ndërqeveritare si dhe të organizatave jo- qeveritare të tjera që punojnë në këtë fushë. Ju ftoj të kontaktoni, nëpërmjet kësaj faqeje interneti, me Koalicionin dhe anëtarët e tij, në lidhje me çdo shqetësim apo çështje që lidhet me abuzimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve në Shqipëri. Në këtë kuadër, Koalicioni i mirëpret më shumë dashamirësi kontributet në lidhje me këtë faqe dhe aktivitetet e anëtarëve të saj, veçanërisht kontributet që vijnë nga Ju fëmijë.

Presidente

Rajmonda Bozo